|


E akredituar nga CITA
Kompleksi Makoteks, Nikola Parapunov pn
Karposh IV 1000 Shkup, Maqedoni
Tel +389-2-3063-265. Fax: +389-2-3091-331
contact@asm.edu.mk
www.asm.edu.mk
American
School Macedonia gjendet në një kompleks afarist afër
qendrës së Shkupit, në lagje të qetë të
qytetit. Duke filluar nga viti 1994, kjo shkollë është
institucion i pavarur dhe jofitimprurës, i cili ofron arsim
në nivel parashkollor, të foshnjores, shkollim fillor
dhe të mesëm. Qëllimi kryesor i American School Macedonia
është nxitja e zhvillimit intelektual dhe kulturor të
nxënësve, të cilët vijnë nga mbarë
bota.
American School Macedonia është e akredituar
nga CITA – Komisioni për akreditim ndërkombëtar
dhe ndër-rajonal: www.citaschools.org
dhe që nga viti 1995 është anëtare e Këshillit
të kolegjeve amerikane.
Në cilësinë e institucionit akademik,
ne i inkurajojmë nxënësit tonë ta shfrytëzojnë
aftësinë e tyre të plotë të të mësuarit.
Ne kemi për qëllim të ndërtojmë individë
të cilët do të mësojnë gjatë tërë
jetës, të cilët do të jenë qytetarë
të përgjegjshëm dhe produktiv, komunikues efektivë
dhe me aftësi të mendimit kritik. Nxënësit janë
të gatshëm për ardhmërinë vetëm në
qoftë se kanë shumëllojshmëri të aftësive,
dhe qasje të pjekur ndaj mësimit.
- Sigurimi i programit të baraspeshuar mësimor
për nxënësit.
- Sigurimi i mjedisit edukativ për nxënësit,
të adaptuar ndaj nevojave të tyre arsimore, interesave
dhe aftësive.
- Avancimi i të të arriturave akademike
të nxënësve.
- Sigurimi i përvojës për përdorimin
e teknologjisë, të lidhur me mësimin.
- Nxitja e nxënësve për sfidimin
e vetes, zhvillimin e ideve dhe qëndrimeve personale.
Koha
e kaluar në American School Macedonia është përvojë
jetësore për të gjithë nxënësit ndërkombëtarë.
Shkolla e jonë ofron arsimim të shkëlqyeshëm,
me pagesë të mësimit e cila është disa
herë më të ulët në krahasim me çmimet
e institucioneve të ngjajshme në Amerikën veriore
ose Evropë.
Nxënësit tanë kanë mundësi
për:
- Mësim gjatë orëve mësimore
të cilat ligjërohen vetëm në gjuhën angleze
- Mësim në grupe të vogla klasore
- Marrje të udhëzimeve nga mësimdhënësit
profesionistë dhe të kualifikuar
- Pranim në të gjitha institucionet
arsimore në mbarë botën
- Përjetimin e kulturës së begatshme
dhe të shumëllojshme të Maqedonisë
Kandidatët duhet t'i dorëzojnë
dokumentet në vijim:
- Aplikacion të plotësuar
- Dëftesat e mëparshme
- Pasaportë me të cilën dëshmohet
se nxënësi i shkollës fillore nuk është
shtetas i Maqedonisë
| €200 në
muaj. Keni parasysh që kopshti dhe foshnjorja punojnë
12 muaj në vit. |
€200 në
muaj. Keni parasysh që kopshti dhe foshnjorja punojnë
12 muaj në vit. €3,500 në vit, gjegjësisht
vitit shkollor prej 180 ditëve. |
€3,000
në vit, gjegjësisht vitit shkollor prej 180 ditëve. |
Tekstet shkollore i huazohen nxënësve
pa pagesë.
Kuadri i jonë përbëhet nga folësit
me gjuhë amtare angleze, dhe maqedonasit me njohje të
rrjedhshme të gjuhës angleze. Të gjitha udhëzimet
jepen në gjuhën angleze, përveç në orët
e gjuhëve të huaja.
Programi i jonë mësimor “i stilit
amerikan” përbëhet nga lëndët e gjuhës
angleze, matematikës, shkencës, lëndëve shoqërore,
shkencave kompjuterike, artit, muzikës, edukatës fizike
dhe gjuhëve të huaja (shkencat kompjuterike dhe gjuhët
e huaja ligjerohen prej klasës së pestë). Programi
mësimor i arsimit të mesëm ofron lëndë
të shumëllojshme të akredituara, kurse lëndët
e ofruara ndryshojnë në çdo vit, sipas nevojave
të nxënësve.
Kriteret
e këtyre kredive bazohen në sistemin e zbatuar në
shtetin e Kalifornisë. Semestri i plotë i secilës
klasë vlen 5 kredi. Në vijim jepen lëndët të
cilat janë të detyrueshme. Për ta marrur diplomën
e ASM, nxënësit duhet t'i kenë marrur kreditë
e detyrueshme, dhe të paktën 10 kredi fakultative. Të
gjitha lëndët nuk ofrohen gjatë vitit të njëjtë
shkollor, por lëndët e detyrueshme ofrohen gjatë
periudhës katërvjeçare. Kreditë e transferuara
nga shkollat e pranuara dhe të akredituara mund të pranohen
për diplomën e ASM. ASM e mban të drejtën e
mospranimit të kredive të transferuara nga shkollat tjera,
veçanërisht në qoftë se ato nuk i plotësojnë
kriteret e lëndëve.
Gjithsej kredi të nevojshme për diplomën
e ASM: 220
(210 kredi të detyrueshme + 10 kredi për
lëndët fakultative)
Kreditë e detyrueshme (210 të nevojshme)
| Gjuha angleze 9 A+B 10 |
Fizika A+B 10 |
| Gjuha angleze 10 A+B 10 |
Historia botërore A+B 10 |
| Letërsia amerikane 10 |
Historia e SHBA-ve A+B 10 |
| Gramatika e gj. angleze. A+B 10 |
Qeveria e SHBA-ve A+B 10 |
| Algjebra 1 A+B 10 |
Ekonomika amerikane A+B 10 |
| Algjebra 2 & Trigonometria A+B 10 |
Edukata fizike A+B 10 |
| Gjeometria A+B 10 |
Edukata fizike C+D 10 |
| Shëndeti 5 |
Arti A+B 10 |
| Shkenca e përgjithshme 5 |
Gjuha e huaj* A+B 10 |
| Biologjia A+B 10 |
Gjuha e huaj* C+D 10 |
| Kimia A+B 10 |
Shkencat kompjuterike A+B 10 |
* Vërejtje: Të gjitha katër semestrat
e "Gjuhës së huaj" duhet të jenë në
gjuhën e njëjtë.
Kreditë fakultative (10 të nevojshme)
| SAT 10 |
Gazetaria 5 |
| Psikologjia A+B 10 |
Fjalimet 5 |
| Llogaritjet A+B 10 |
Daktilografimi 10 |
American School Macedonia kërkon prej të
gjithë fëmijëve vijim të përditshëm
të shkollës, përveç në rastet e sëmundjes.
Procesi mësimor është i lidhur me mësimet e
ditës paraprake, dhe për këtë arsye vijimi i
rregullt i mësimit është tejet i rëndësishëm.
Nuk mund të pritni që fëmijët tuaj ta përcjellin
hapin e punës, përveç në qoftë se nuk
e vijojnë mësimin çdo ditë.
Është
tepër e rëndësishme që shprehia për vijimin
e rregullt të mësimit të krijohet që në
moshën e hershme. Mësimdhënësit dhe prindërit
duhet të punojnë së bashku, me qëllim që
fëmijët tanë të kuptojnë se shkolla është
pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Ne
presim që fëmija i juaj ta vijojë mësimin çdo
ditë, dhe të mos vonohen në orët e mësimit.
Për të gjitha mungesat duhet të
na informoni para fillimit të ditës së mësimit,
përmes thirrjes telefonike ose shkresës nga prindëri/
kujdestari. Ju lutemi shpjegojeni arsyen e mungesës, e cila
duhet të evidentohet tek ne. Ju lutemi caktoni kontrollimet
mjekësore ose të dentistit para ose pas mësimit,
dhe dërgoni fëmijët tuaj në shkollë madje
edhe në qoftë se janë me vonesë.
Në qoftë se fëmija duhet të
lirohet nga orët e mësimit, nevojitet informimi paraprak
administrata e shkollës. Ju lutemi ejani në zyrën
tonë, ku do të presë fëmija i juaj.
Mbledhjet e prindërve mbahen katër herë
në vit, dhe janë një prej mënyrave më të
rëndësishme për kultivimin e mjedisit të volitshëm
për përparimin e nxënësit. I rekomandojmë
prindërve t'i kontaktojnë mësimdhënësit
për çështjet e lidhura me pr përparimin ose
problemet. Në qoftë se çështjet e lartëcekura
nuk zgjidhen, ju lutemi kontaktojeni drejtorin e shkollës.
Nxënësit
marrin pjesë në edukatën fizike, e cila mbahet në
gjimnazin e afërt. Nxënësit marrin pjesë në
lojëra, aktivitete sportive dhe të fitnesit. Nevojitet
pajisja adekuate (veshja sportive dhe atletet). Në aktivitetet
e edukatës fizike duhet të marrin pjesë të gjithë
fëmijët.
ASM dëshiron të organizojë aktivitete
të ndryshme jashtëshkollore për nxënësit
tonë. Aktivitetet e ofruara varen nga interesi i nxënësve
dhe prindërve. Deri tani kemi organizuar aktivitete të
vallëzimit, pjesëve teatrore, orëve të muzikës,
artit, mjeshtërive dhe aktiviteteve sportive.
ASM i shfrytëzon shërbimet e drekës,
të cilat ofrohen nga restoranti i afërt i vetëshërbimit.
Dreka përbëhet nga sallata, supa dhe pjata kryesore e
ofruar, si dhe sanduiçi dhe zemrat e ofruara. Nxënësit
mund të ushqehen sipas programit të ofruar nga restoranti,
ose ta sjellin drekën nga shtëpia.
Ndonëse secili prind duhet të vendosë
për mënyrën e ushqimit të fëmijëve
të tyre, ne e inkurajojmë ushqimin e shëndetshëm
dhe të baraspeshuar. Në përgjithësi, nuk preferohet
konsumimi i sheqerkave, ushqimit tepër të ëmbël,
pijeve të gazuara dhe prodhimeve tjera ushqimore me vlerë
minimale ushqyese. Do ta kishim çmuar tepër në
qoftë se në pakot e ushqimit nuk i përfshini pijet
e gazuara.
Gjërat e gjetura do të ruhen në
zyrën e shkollës deri në momentin e kërkesës
së tyre. Gjërat të cilat nuk kërkohen deri në
fund të dhjetorit dhe qershorit do t'i jepen organizatave bëmirëse.
Fëmijët mund ta shfrytëzojnë
telefonin e zyrës vetëm në rastet emergjente, dhe
me lejen e mësimdhënësit ose administruesit. Përdorimi
i celularëve lejohet vetëm jashtë objektit shkollor,
gjatë pushimit. Celularët e fëmijëve mund të
lihen në zyrë në fillimin e ditës, dhe të
merren në fund. Rreptësisht ndalohet posedimi i celularit
gjatë orës së mësimit.
Besojmë që rregullat e cekura janë
të arsyeshme për ju dhe të dobishme për rritjen
e fëmijës tuaj si qenie me përgjegjësi personale
dhe shoqërore. Shkolla është diçka më
tepër se leximi, shkrimi, matematika, lëndët shoqërore
dhe shkencore. Në të shumtën e rasteve, në shkollë
fëmijët fillojnë me zhvillimin e kuptimit të
nevojave dhe dëshirave të tyre, dhe të të tjerëve.
Ky është vendi ku fëmijët mësojnë
të presin në rradhë, të ballafaqohen me çështjet
e kuptueshme, dhe t'i zgjidhin dallimet në mënyrë
të qetë. Ne në American School Macedonia jemi të
përkushtuar për ofrimin e mjedisit të sigurtë,
sfidues dhe përkrahës në aspektin mësimor, në
të cilin fëmijët mund të mësojnë dhe
të rriten.
“Disiplina
është e ngjajshme me mbajtjen e kallëpit të
sapunit. Në qoftë se e shtërngoni fuqishëm,
ai do të rrëshqasë nga dora (rreptësia e tepërt).
Në qoftë se e shtërngoni pak, ai do të bie nga
dora (lejimi i tepërt). Por, në qoftë se e mbani
në mënyrë të qëndrueshme por të butë,
ai do ta kryejë funksionin e paraparë (trajnimi për
sjellje të përgjegjshme). Ne do të jemi në përparësi
të përbashkët në qoftë se kemi më
tepër njerëz të përgjegjshëm.”—Gene
Bedley
- Respektoni secilin nxënës dhe të
rritur.
- Përdorni fjalë me të cilat të
tjerët do të ndihen mirë.
- Zgjidhni dallimet në mënyrë
paqësore.
- Kujdesuni për shkollën, gjërat
tuaja dhe të të tjerëve.
- Trajtojeni shkollën në mënyrë
të njëjtë si edhe shtëpinë tuaj.
- Mos i merrni gjërat të cilat nuk
janë tuajat, ose pa lejen paraprake.
- Mos i dëmtoni gjërat e të tjerëve.
- Në qoftë se bëni ndonjë
gabim, mund të përmirësoheni ditën e ardhshme.
- Çdoherë jeni të ndershëm,
madje edhe atëherë kur gaboni. Kjo është mënyra
e vetme për ta fituar besimin e të tjerëve.
- Thuani jo shokut, në qoftë se e dini
se do t'u sjellë probleme. Propozoni ndonjë ide tjetër,
më të mirë.
- Prisni rradhën tuaj. Ndonjëherë
jeni të parë, ndonjëherë të fundit, kurse
mund ta gjeni veten edhe në mesin e rradhës.
- Tregoni të tjerëve se çka
ju pëlqen tek ata.
- Thuani falemnderit, shumë shpesh.
- Ofrojeni ndihmën tuaj.
- Vazhdoni me përpjekjet, madje edhe atëherë
kur kjo është e vështirë.
- Parashtroni shumë pyetje.
- Gjeni një ose dy shokë të cilëve
mund t'i lajmëroheni për të mësuar se çka
keni lëshuar gjatë mungesës tuaj.
- Çdoherë tregoni mësimdhënësit
në qoftë se keni ndonjë paqartësi. Ne jemi
këtu për t'u ndihmuar juve.
Dhe mos harroni të buzëqeshni dhe kënaqeni
me shoqërinë tuaj në ASM!
|