|

Kopshti
i fëmijëve dhe foshnjorja
punojnë 12 muaj gjatë vitit, me çka fëmijës
tuaj i sigurohet edukimi parashkollor në gjuhën angleze
me cilësinë më të mirë në Maqedoni.
Përmes orarit tonë të punës 08.00–17.00,
jemi të gatshëm ta përgatisim fëmijën tuaj
për arsimin fillor, me programin e shkëlqyeshëm mësimor.
Kopshti i fëmijëve
(mosha 4–5 vjeçare) është mundësi e
shkëlqyeshme për përgatitjen e fëmijës
tuaj për arsimin fillor. Puna e jonë përqëndrohet
në aftësitë e leximit, me aktivitete të shumta
të cilat e përgatisin fëmijën tuaj për
në foshnjore.
Fëmija e juaj fiton gatishmëri për
lexim përmes aktiviteteve për mësimin e vokabularit,
dhe ushtrimeve për stimulimin e zhvillimit vizual dhe auditor.
Fëmija e juaj do ta mësojë ndërlidhjen e ideve,
krijimin e rrjedhës logjike, dhe do ta përforcojë
aftësinë e të kuptuarit dhe memories.
Kuadri i jonë cilësor është
i përgatitur për punë me fëmijët të
cilët nuk kanë njohuri paraprake të gjuhës angleze.
Foshnjorja
(mosha 5–6 vjeçare) është një përvojë
e shkëlqyeshme për fëmijën, dhe në të
njëjtën kohë periudhë e rëndësishme.
Ky është vendi ku fëmija duhet të stimulohet
dhe inkurajohet për mësim, në një mjedis të
ngrohtë dhe sigurtë. Këtë e ofrojmë ne
në American School Macedonia, me kuadrin mësimdhënës
i cili ka përvojë dhjetëvjeçare të punës
në foshnjore, dhe përmes mësimdhënies së
suksesshme ne e dimë se çka funksionon mirë. Ne
e dimë se këtu duhet të vendoset baza e gjuhës
angleze, matematikës, lëndëve shoqërore dhe
shkencore. Fitimit të njohurive gjuhësore i japim rëndësi
të veçantë, dhe për këtë dëshmojnë
sukseset e shënuara në të kaluarën.
Ne e kuptojmë se zbavitja dhe lojërat
janë pjesë përbërëse e zhvillimit të
fëmijës, dhe në të njëjtën kohë
zbavitemi edhe ne.
Në përgjithësi, do të bindeni
se foshnjorja e American School Macedonia është një
përvojë e shkëlqyeshme e cila do ta hapë rrugën
e suksesit për fëmijën tuaj.
Kopshti i fëmijëve dhe foshnjorja punojnë
12 muaj në vit. Pagesa e mësimit është €200
në muaj, e cila realizohet në ditën e parë të
muajit. Ju ofrojmë 10% zbritje për pagesën paraprake
për 12 muaj.
Pagesa për muajin e plotë kërkohet
në qoftë se fëmija është i pranishëm
në shkollë më gjatë se gjysma e muajit.
Fëmijëve ju ofrohet mëngjesi dhe
dreka në shkollë. Menytë e ushqimit do t'i jepen
prindërve pas regjistrimit të fëmijëve. Pagesa
mujore për mëngjesin dhe drekën është €50,
në ditën e parë të secilit muaj.
|