|

American School Macedonia është krenare
për prezentimin e programit për mësim me korrespondencë.
Ky program është i përgatitur për nxënësit
të cilët nuk mund të vijnë dhe të jetojnë
në Shkup, dhe e mundëson punën nga shtëpia,
dorëzimin e detyrave në afatet e rregullta dhe nënshtrimin
e provimeve në çdo semestër.
Programi i mësimit me korrespondencë
ofrohet për të gjitha klasët, duke filluar nga klasa
e parë deri në klasën 12.
Programi i jonë me korrespondencë ofron
fleksibilitet dhe përshtatshmëri. Përmes kurseve
të përshtatshme të shkollimit fillor dhe të
mesëm, të akredituara plotësisht nga CITA, ju mund
të mësoni në mjedisin tuaj, sipas kohës që
ju përshtatet, dhe në rehatinë shtëpiake. Ndonëse
punoni në mënyrë të pavarur, ju asnjëherë
nuk jeni larg nga mësimdhënësit e përgatitur,
të cilët ju qëndrojnë në disponueshmëri
përmes e-mailit ose faksit.
Si nxënës i programit me korrespondencë
të American School Macedonia, pagesa e juaj e shkollimit ju
siguron:
- Të gjitha tekstet shkollore, udhëzuesit
e mësimit dhe mjetet ndihmëse mësimore për
mësimin me korrespondencë;
- Të gjitha shërbimet për nxënësit;
- Listën e detyrave për secilën
lëndë, së bashku me detajet për kohën
e kthimit të listës në shkollë;
- Kontaktimin me mësimdhënësit
e përgatitur përmes e-mailit ose faksit;
- Shumëllojshmëri të lëndëve/kurseve
interesante, pa kufizime të numrit të tyre.
Afatet për notim dallojnë sipas lëndëve
por është e rëndësishme që t'i dorëzoni
detyrat e kryera në afatin e caktuar kohor. Nuk lejohet që
nxënësit t'i nënshtrohen testit final para kryerjes
të të gjitha detyrave të caktuara për lëndët
e zgjedhura.
Datat e sakta të testimit final të semestrit
do t'i jepen nxënësit pas fillimit të lëndës
së zgjedhur, dhe testimi final i semestrit mund të realizohet
vetëm në objektin shkollor.
Kontaktimi me mësimdhënësit bëhet
përmes e-mailit dhe faksit, me qëllim të dorëzimit
të detyrave të kryera.
Sipas dëshirës së prindërve,
mund të caktohen edhe orët private me mësimdhënësit
e shkollës, sipas përshtatshmërisë së tyre
dhe me shpenzime plotësuese për prindërit.
Pagesa për secilin kurs për semestër
- €200
Mos u vononi, filloni që sot!!!!
|